Gruevski zhvilloi takim me Berluskonin
Pëlqej
Nikolla Gruevski
Maqedonia dhe Italia janë të gatshme për tejkalimin e problemeve të mbetura, të shkaktuara nga kriza ekonomike botërore, si dhe për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë për stabilizimin afatgjatë të ekonomive nacionale dhe mundësimin e kushteve për cikël të ri të zhvillimit ekonomik.

Këtë e konstatuan kryeministrat e Maqedonisë dhe të Italisë, Nikolla Gruevski dhe Silvio Berluskoni në takimin e sotëm në Tripoli, në margjinat e Samitit të Bashkimit Evropian dhe Afrikës.

Nga ana e dy kryeministrave janë përshëndetur marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë dhe është shprehur gatishmëria për vazhdimin dhe avancimin e marrëdhënieve ekonomike, për rritjen e vëllimit të këmbimit tregtar dhe mundësisë për rritjen e intensitetit të bashkëpunimit ndërmjet kompanive nga Maqedonia dhe Italia.

Kryeministri i Maqedonisë e informoi Berluskonin për reformat dhe modernizimin që po zbatohen në Republikën e Maqedonisë, si dhe për integrimet euro-atlantike.

Si mundësi e mirë për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve, është cekur vizita e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Republikën e Italisë, e paralajmëruar për datën 15 dhjetor të këtij viti.

Në margjinat e Samitit të BE-së dhe Afrikës, kryeministri Nikolla Gruevski u takua edhe me liderët e Republikës Qendrore Afrikane dhe të Tanzanisë.
Shtuar më 30/11/2010, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori