Ghetto Geasy dhe Majk sjellin hitin e ri (VIDEO)

Sot dyshja Majk e Ghetto Geasy kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.

Kënga titullohet “Ani nasht” dhe për tekstin e këngës janë përkujdesur të dy artistët, shkruan lajmi.net.

Kënga mund të gjendet në kanalin zyrtar të “YouTube” dhe mbetët të shihet se a do pëlqehet nga publiku.

Kujtojmë që dyshja numërojnë bashkëpunime të suksesshme dhe i fundit ishte bashkë me Xhensilën e titullohet “Mëkati jem”.


Shtuar 22.04.2022 19:59