Gruevski viziton Strugën
Pëlqej
Kryeministri Nikola Gruevski do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare pune në Strugë dhe në Vevçan.

Qeveria njoftoi mëngjesin e sotëm se kryeministri do të vizitojë punimet për ndërtimin e palestrës së re sportive në Vevçan, si dhe terrenin e rikonstruktuar të sportit në fshatin Oktis.

Kryeministri do të vizitojë edhe shkollën e rikonstruktuar “Ibrahim Temo”, ndërsa paralajmërohet edhe një takim me fëmijët e Qendrës Rekreative për Fëmijë dhe të Rinj “Lulja e Majit” në Strugë.

Duket se kreu i qeverisë ka nisur të bëhet dhe "sportiv", pasi në axhendën e tij parashikohet dhe një shëtitje në çarshinë e Strugës. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori