Gruevski vizitë zyrtare dyditore në Ukrainë
Pëlqej
Nikolla Gruevski
Me ftesë të homologut ukrainas Nikolla Azarov, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski fillon sot një vizitë dyditore zyrtare në Ukrainë. Krahas takimit me Azarov, kryeministri Gruevski sot do të takohet me presidentin e Ukrainës, Viktor Janukoviç.

Në delegacionin qeveritar që do ta shoqërojnë kryeministrin Gruevski gjatë vizitës në Ukrainë janë edhe zëvendëskryeministri Vladimir Peshevki, ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska, si dhe drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe nxitje të eksportit Viktir Mizo.

Në kuadër të vizitës do të nënshkruhen marrëveshje për bashkëpunim mes ministrive të drejtësisë, të ekonomisë, të kulturës dhe të mjedisit jetësor të Maqedonisë dhe të Ukrainës.

Ministri i Ekonomisë Besimi dhe homologu i tij ukrainas Vasil Cushko dhe ministrja Kançevska-Milevska dhe ministri ukrainas i Kulturës dhe Turizmit, Mihailo Kulniak do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim midis ministrive të tyre resore.

Pasdite kryeministri Gruevski do të vendosë kurorë në Përmendoren e ushtarit të panjohur në Kiev. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori