Gruevski uron Zaev
Raportet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë qetësuar disi pasi Zoran Zaev është zgjedhur kryetar i LSDM-së. Kryeministri i vendit Nikola Gruevski i ka telefonuar kreut të ri të Lidhjes Social Demokrate dhe e ka uruar për zgjedhjen e tij në krye të saj.

Gruevski citohet t’i ketë uruar Zaevit shëndet dhe urtësi në punë, ndërsa i ka propozuar atij të takohen më 6 qershor, në ora 13, në ambientet e Qeverisë, shkruan zhurnal.

Ditën e shtunë Zaev është zgjedhur lideri i ri i LSDM me 395 vota nga 705 që ishin në total./albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori