Gruevski uron për Krishtlindjen ortodokse
Nikolla Gruevski
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me rastin e festës së Krishtlindjes dërgoi urim deri te kryepeshkopi i Kishës ortodokse të Maqedonisë - Peshkopia e Ohrit, peshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani.

"Hirësia juaj, më lejoni, Juve personalisht, anëtarëve të Sinodit, shenjtërisë Tuaj të çmuar, si dhe të gjithëve besimtarëve ortodoksë në Republikën e Maqedonisë dhe në diasporë, T'ju dërgoj urimet me rastin e festës së madhe ortodokse Krishtlindjet. Simbolika e festës më të mirë familjare Krishtlindjet, është në mundësinë për të ndjerë dashurinë e të afërmve, lumturinë e bashkësisë dhe ngrohtësinë e shtëpisë familjare. Pikërisht për shkak të mirëqenies, shpëtimtari ynë, Jezu Krishti u paraqit në tokë që t'i japë mbështetje njerëzimit, ta drejtojë nga drejtësia, liria dhe e vërteta dhe me mësimin hyjnor t'i ngroh zemrat dhe shpirtrat e njerëzve", thuhet në urim.

Krishtlindjet na përkujtojnë në vlerat nga të cilat na drejtoi Zoti ynë, në nevojën për t'u respektuar dhe ndihmuar, të duhemi dhe kuptohemi dhe të bëjmë vepra të mira ndaj të afërmve tanë, si në familje dhe fqinjësinë tonë, ashtu edhe në vendin tonë dhe më gjerë, shkruan Zhurnal.

"Në këtë mënyrë, të bashkuar rreth idealeve të kësaj feste, do të mundemi shpejtë të hapërojmë në rrugën e krijimit të veprave dhe vlerave nga të cilat përfitim do të ketë shoqëria dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Uroj të jeni të bekuar dhe gëzuar festën e madhe ortodokse Krishtlindjet!", qëndron në urimin e kryeministrit Gruevski.
Shtuar më 06/01/2012, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori