Gruevski uron Ditën e Pavarësisë
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski sot dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

"Këto ditë shënojmë 22 vite nga momenti i nderit dhe guximit, të cilin qytetarët e Maqedonisë e kanë pasur që të bëhen bartës të demokracisë, lirisië dhe solidaritetit.
Në atë moment është arritur qëllimi shumëshekullor, u plotësua amaneti i paraardhësve dhe dëshira e të gjithë neve që të jetojmë në Republikë të Maqedonisë të lirë, të pavarur dhe sovrane. Le të mbahet mend përjetësisht 8 Shtatori dhe çdo vit le të festohet me gëzim, krenari dhe dashuri edhe më të madhe", thuhet mes tjerash në urimin e kryeministrit Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori