Gruevski uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit
Pëlqej
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, me rastin e festës së Kurban Bajramit dërgoi urime deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, anëtarët e Riasetit, imamëve dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë.

"Humaniteti dhe dashuria ndërnjerëzore janë simbolet e kësaj feste. Besimtarët të cilët sot festojnë le t'i ndajnë vlerat e të falurit dhe solidaritetit, pasi këto vlera universale janë themeli i traditës, e cila në këto hapësira është mbajtur nëpër shekuj. Urime Kurban Bajramin", qëndron mes tjerash në urimin e liderit të VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori