Gruevski: Urime Dita e Pavarësisë
Pëlqej
Kryeministri Nikola Gruevski iu ka uruar të gjithë qytetarëve ditën e 8 shtatorit, dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Gruevski tha se kjo është dita që paraqet realizimin e ëndërrave të shumë gjeneratave, të cilat jetuan me ëndërrën për liri dhe pavarësi.

Ai e cilësoi si një zgjidhje të zgjuar, atë që bënë qytetarët në vitin 1991">1991, duke i thënë "Po" një referendumi për shtet të pavarur.

Nikola Gruevski, duke uruar këtë ditë, tha se ajo na fton për reflektim për të vijuar më tej në sfidat e demokracisë. /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2014, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori