Muriqi zbarkon sot në Romë, kjo pritet të jetë rroga e “luanit” Dardan

Vedat Muriqi është pranë zyrtarizimit të transferimit në Lazio.

Pas shumë vonesash, duket se ka ardhur momenti për transferimin e Vedat Muriqit në Lazio.

Klubi nga Serie A pret ardhjen e sulmuesit kosovar të Fenerbahces.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Muriqi mund të mbërrijë sot në kryeqytetin italian me një fluturim nga Stambolli në ora 18:45.

Muriqi pritet të nënshkruajë pesëvjeçare me vlerë prej 2.2 milionë euro në sezon.


Shtuar 10.09.2020 09:07