Gruevski: Të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe NATO
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në solemnitetin e 23-vjetorit të partisë dhe 120-vjetorit të themelimit të VMRO-së ka thënë se kjo e parti ka mbi 150.000 anëtarë duke u kthyer në partinë më të madhe dhe të fuqishme në Republikën e Maqedonisë.

Sipas kryeministrit Gruevski, kjo tregon seriozitetin dhe aftësinë e saj për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

"Dëshmi për këtë është transparenca dhe vendosshmëria jonë t'u japim mundësi të barabarta të gjithëve, të jemi të hapur, gjë që u pranua në mënyrë pozitive prej qytetarëve. Për dallim nga kundërshtari ynë i cili po dëgjojmë se po vazhdon me të njëjtit njerëz edhe më tej, të cilët me vite ishin në atë udhëheqësi pranë liderit të tyre dhe e kanë dëgjuar pa bërë fjalë", tha Gruevski.

Në këtë përvjetor krahas udhëheqësisë partiake morën pjesë edhe anëtarët partiakë, simpatizantë, deputetë, ministra, funksionarë të lartë shtetërorë, përfaqësues të partive të koalicionit qeveritar, të trupit diplomatik, personalitete të shquara të jetës publike. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2013, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori