Një fitore në 50 ditë, Atalanta nis kontaktet me bomberin

Atalanta, pas pesëdhjetë ditësh, ka vetëm një fitore në kampionat ndaj Udineses, dy humbje nga Roma dhe Cagliari dhe tri barazime me Inter Lazio dhe Genoa që nuk e ndihmon në garën për vendin e katërt.

Lëndimi i sulmuesit kolumbian, Duvan Zapata, dhe mungesa e tyre deri në fund të prillit, e vë në gatishmëri skuadrën e Bergamos, e cila tashmë ka nisur kontaktet me sulmuesin Diego Costa.

Sipas mediave italiane, kërkesat e tij financiare deri në fund të sezonit janë më pak se një milion, me perspektivë rinovimi pas qershorit.

Megjithatë, Atalanta mban gjallë edhe perspektivën e 36-vjeçarit italian, Graziano Pele. /albeu.com/

Zbulohet klubi i njohur, ja ku do vijojë karrierën Diego Costa - Albeu.com


Shtuar 11.02.2022 16:17