Ylli i Realit i huazuar te Dortmundi pranon rikthimin në Madrid

Mbrojtësi i krahut, Achraf Hakimi, duket se tashmë ka marrë vendimin sa i përket të ardhmes së tij.

Lojtari i cili i takon skuadrës së Real Madrid, aktualisht aktivizohet me Borussia Dortmund, ku ka pasur disa paraqitje të mira, duke fituar kështu edhe besimin e ‘Los Blancos’.

Sipas ‘Le10Sport’, Hakimi shpreson të ketë një shans për kthim në Madrid, ku do ta dëshmonte veten gjatë sezonit tjetër.

Mbrojtësi ka impresionuar në dy sezonet si i huazuar, por pritet të kthehet në ‘Bernabeu’ pas kësaj kampanje.

Ka disa skuadra që interesohen për transferimin permanent të lojtarit, kontrata e të cilit (me Real Madrid) skadon në vitin 2021.


Shtuar 3.05.2020 06:27