Gruevski takohet me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski sot realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Boris Shprem, në të cilin u bisedua për shumë aspekte për thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë.

takim, në të cilin është theksuar se midis dy vendeve ekziston respektim i ndërsjellë dhe miqësi e fuqishme, kryeministri Gruevski e informoi bashkëbiseduesin e tij për prioritetet e jashtme politike strategjike të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe për aktivitetet që merren në këtë kontest.

Temë e bisedimeve në takim ishte edhe bashkëpunimi ekonomik midis dy shteteve, me çka u theksua se çdoherë ekzistojnë mundësi dhe hapësirë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme nga sfera ekonomike.

Dy bashkëbiseduesit konkluduan se ekziston interes jo i fshehtë për zgjerim të mëtutjeshëm dhe thellim të marrëdhënieve të përbashkëta midis dy vendeve, veçanërisht në kontekst të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
Shtuar më 28/03/2012, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori