Kryeministri Nikolla
Gruevski, ministri i Financave, Zoran
Stavrevski dhe ish Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jakullovska do të jenë dëshmitarët e pare të aferës së përgjimeve në Komisionin Anketues parlamentar për përgjimet.
Një gjë të tillë e njoftoi sot anëtari i Komisionit për përgjim nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, para
fillimit të mbledhjes së komsionit,në të cilën partite duhet të propozojnë nga tre dëshmitarë dhe ekspertë.
Ai u shpreh se, do të kërkojë që mbledhja në të cilën do të dëgjohen dëshmitë e tyre të jetë e mbyllur për publikun. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2015,
ora 13:02