Gruevski: S’kam asgjë kundër shqiptarëve!
Pëlqej
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për herë të parë pas 8 vjetësh është shprehur në Alsat se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, përkundrazi ka punuar për përmirësimin e gjendjes së tyre.

Në një intervistë në emisionin 200 Gruevski shpalosi gjithçka çfarë sipas tij ai ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.

Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave maxhoranca e re nuk ka realizuar asgjë por vetëm e ka mashtruar qytetarët. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori