“Ku ishit kur u përjashtuan demokratët me kontribut nga PD?”, qytetarja i drejton pyetje pikante Berishës

Gjatë “Foltores” në Elbasan, ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar disa pyetje nga qytetarët.

Një zonjë, Anita Duhanxhiu, e cila është dhe anëtare e PD-së i është drejtuar Berishës me disa pyetje pikante.

Pyetjet: Jam Anita Duhanxhiu, anëtare e PD-së që në krijimin e saj. Do ju bëja disa pyetje, që të jemi të gjithë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Doja t’ju pyesja ju z. Berisha, ku ishit ju kur përjashtoheshin të gjithë demokratët me kontribut nga PD-ja? A duhet ta gjykoj unë, si një reagim ndaj sulmit tuaj personal, apo duhet ta gjykoj unë si kontribut për ringritjen edhe njëherë të vlerave të PD-së. E dyta, kjo foltore, ka si qëllim ridimensionimin tuaj në krye të lidershipit të PD-së, apo ringritjen e PD-së. Çfarë projekti keni ju z. Berisha për të bashkuar të gjitha deviacionet e PD-së ndër vite. Sepse nuk besoj se PD do të vijë në pushtet duke u ndarë. Z. Basha nuk është armiku ynë, kundërshtari ynë është qeveria në pushtet.

Berisha: E drejtë pyetja, ku isha unë kur u përjashtuan. Unë ju garantoj se ndaj atij akti, kryetarit të PD i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë, ata kanë të drejtën e zotit me ndërmarr kundra teje çdo veprim politik, sepse ti i vrave politikisht. Unë nuk kisha projekt kthimi. Unë kam shprehur disaprovimin time qoftë për listën, qoftë për largimin e tyre. Pengesa ime ishte kjo se unë para shqiptarëve kisha deklaruar se largimi im ishte pa kthim. Largimi im pa kthim pastaj më impononte mua që të vetëpërmbahesha. Kam thirrur ata në zyrë dhe kam biseduar me disa prej tyre. Kam kërkuar që ata të rinitegrohen në PD. I kam thënë atij prapë që me këtë akt dhe me atë marrëveshjen je një lider i thyer me këtë që bëre./albeu.com


Shtuar 8.10.2021 20:14