Gruevski: Referendum për emrin
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski edhe një herë ka përsëritur se nuk do të ndryshojë emrin e Maqedonisë pa pasur një referendum, ku vetë qytetarët të shprehin vendimin e tyre për këtë çështje.

“Kemi mbetur denjësisht në mbrojtje të interesave kombëtare. Në tre vitet e para nga marrja e pushtetit kemi arritur t’i plotësojmë të gjitha kushtet që kërkoheshin nga ne. Por, fqinji ynë jugor, më parë fshehurazi e tani edhe në mënyrë të hapur insiston me kërkesë për ndryshimin e emrit dhe me këtë edhe të identitetit. Ne për këtë nuk e kemi marrë mandatin e popullit dhe për këtë nuk e bëjmë një gjë të tillë. Edhe nëse arrijmë që t’i përafrojmë disa qëndrime atë nuk do ta pranojmë pa verifikim paraprak në referendum”,-ka thënë Gruevski mbrëmë në takimet e tij në Gostivar dhe Tetovë me qytetarët maqedonas, shkruan "Zhurnal".

Por në kohën kur Gruevski thekson hapur se nuk do ta ndryshojë emrin, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kërkoi ndërhyrjen e Brukselit. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2013, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori