Gruevski reagon ashpër: Zgjedhja e Xhaferit do sjellë diktaturën
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

Në një postim në Facebook, Gruevski ka shkruar se "Talat Xhaferi ka hyrë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit me shkelje brutale të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit dhe çdo gjë që në të ardhmen do të miratohej me pjesëmarrjen e tij, me nënshkrimin tij, do të jetë fryt i aktit diktatorial".

"Në shoqëri demokratike, sundimi i shumicës nëse nuk bazohet në parimet e sundimit të së drejtës, në fakt paraqet dhe quhet 'diktaturë'.

Asnjë qeveri demokratike nuk guxon të zgjidhet me shkeljen e parimit të sundimit të së drejtës. Kjo prej fillimit paraqet diktaturë.

Shumë qeveri diktatoriale janë pranuar nga sisteme demokratike, për këtë apo atë arsye. Kjo nuk do ta ndryshoj imazhin", ka shkruar Gruevski në profilin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2017, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori