Gruevski: Radikalët islamikë e shkatërrojnë shtetin
Pëlqej
Kryeministri Nikola Gruevski është shprehur se harmonia mes etnisë shqiptare dhe asaj maqedonase do të vazhdojë në Republikën e Maqedonisë.

Kreu i qeverisë thotë se ata që bënë shqiptarët në Bit Pazar nuk janë shenjë aspak e mirë, pasi që shqiptarët po kujtojnë se janë të diskriminuar për shkak se janë myslimanë, kur në fakt nuk është aspak kështu.

"Bëhet fjalë për radikalizëm fetar me të cilin tentuan të shkaktojnë destabilizim të vendit, duke bindur popullatën shqiptare se për shkak të përkatësisë etnike disa persona kanë marre dënim me burg. Ndoshta, në një moment shqiptarët i kanë besuar kësaj, por me kalimin kohës do ta kuptojnë se janë mjet manipulimi i një grupi individësh, të cilët nuk punojnë për interesat e shqiptarëve", tha Gruevski për revistën "Republika".

Ndërsa, lidhur me problemin e emrit, kryeministri ia hodhi fajin Greqisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori