VMRO-DPMNE mbajti sot një miting parazgjedhor në Resnjë, njësinë e 5-të zgjedhore ku si bartës liste paraqitet Antonio Milloshoski.
Kreu i VMRO-së, Nikolla
Gruevski, premtoi se do të rrisë rrogën
minimale deri në 14 000 denarë, ndërsa premtimit e kundërshtarëve të LSDM-së, për pagë
minimale 16 000 denarë, e quajti joreal.
Përveç pagës
minimale,
Gruevski ka komentuar edhe premtimin e LSDM-së për pagën mesatare prej 500 eurove, kësaj here me një pyetje: "A i paguan Zaevi
punëtorët në kompanitë e veta nga 500 euro?" - duke shtuar se e vërteta është krejt ndryshe dhe se
punëtorët e Zaevit marrin minimumin e mundshëm, transmeton Zhurnal.
Ndërkohë, LSDM ka hedhur akuza mbi rivalen VMRO-DPMNE se po i kopjon programin me premtimet për rritje të pagave dhe pensioneve. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2016,
ora 21:13