Nuk lejohen të futen në auditore pa vaksinë, studentët përplasen me policinë tek FSHN (VIDEO)

Pas 1 viti mësimi online, sot ka nisur viti akademik për studentët të cilët janë rikthyer në audiore. Por sipas urdhërit, asnjë student i pavaksinuar nuk mund të futet në auditore.

Ky vendim është marrë në universitetet e Vlorës, Shkodrës dhe Tiranës ndërsa në universitetet e Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës dhe Durrësit, lejohen të hyjnë në auditore edhe studentët e pavaksinuar.Në shenjë proteste, studentët  kanë bllokuar qarkullimin e makinave në afërsi të Universitetit.

Studentët e revoltuar me vendimin e FSHN-së që nuk i lejojnë të hyjnë në auditore, kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që në zonë ka dhe punonjës të shumtë policie.

Një prej studentëve, që nuk ka pranuar të vaksinohet, thotë se ata nuk kanë marrë një përgjigje si do të veprohet me ta, dhe se zgjidhja duhet të ishte mësimi online.

“Na kanë lënë pa përgjigje, duhet të dimë si do të veprohet me ne. Janë njerëz të paautorizuar, nuk i njohin vërtetimet që studentët i tregojnë”, shprehet një prej studentëve protestues.

“Nuk mund të na mohohet e drejta që ne kemi për t’u arsimuar. Mes nesh ka edhe studentë të vaksinuar që na janë bashkuar, do të ndjekim çdo rrugë që të na respektohet e drejta kushtetuese”, tha më tej studenti. /albeu.com/


Shtuar 18.10.2021 10:14