Gruevski: Përfundon fushata, vjen fitorja
Përfundon fushata, vjen fitorja. Shumë mençur dhe me dinjitet populli i duroi këto dy vite e gjysmë maltretime nga LSDM dhe skenaristët e tyre.

Të dielën zëshëm do të dalë dhe do ta mbështesë koalicionin tonë dhe edhe njëherë do të tregojë se këtu, në Republikën e Maqedonisë, vendosë populli dhe askush tjetër, kështu porositi Nikolla Gruevski, kreu i VMRO-DPMNE-së, sonte në Krushevë në tubimin e parafundit të Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Ai tha se nuk do të lejojnë që Maqedonia të niset në drejtim në të cilin dëshirojnë Zoran Zaev dhe skenaristët e tij.

Ende nuk e mësuan, tha Gruevski, se me program të mirë dhe të ndershëm, e jo me mashtrime dhe shërbime të shërbimeve të ndryshme vihet në pushtet, njofton TetovaSot.

Në tubim u prezantuan kandidatët për deputetë nga komuna e Krushevës dhe nga NJZ5 dhe folën përfaqësues nga partitë partnere në koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”, Mite Kostov nga Partia e vllehëve dhe Jovan llazarev nga Partia Socialiste e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2016, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori