Gruevski: Po rrisim rrogat në kohë krize
Pëlqej
Kryeministri Nikola Gruevski ka deklaruar se Maqedonia është një vend që e ka ruajtur stabilitetin ekonomik dhe se në këtë aspekt ecet ngadalë, që të mos ketë pasoja të mëdha.

“Ne ecim shumë vëmendshëm, kujdesshëm që të mos na paraqitet ndonjë situatë në të cilën nuk do të mund të tejkalojmë e cila do të krijonte dëme më të mëdha”, ka thënë Gruevski, duke shtuar se edhe krahas sfidave evropiane, “ne po risim rrogat, pensionet dhe ndihmat sociale”, tha Gruevski në Tv Sitel, ku ka qenë i ftuar.

Gruevski ka shtuar se buxheti i Maqedonisë është në situatë delikate në raport me buxhetin e shteteve evropiane, por se po njeh përmirësim gradual. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori