Gruevski: Po punojmë për një marrëveshje me Kosovën
Sot kryeministri i vendit Nikolla Gruevski ka thënë se masa e marrë nga Kosova për embargon e disa produkteve ushqimore është e njëanshme.

Megjithatë përmes bisedimeve thekson Gruevski do të shohin të gjitha mundësitë për të normalizuar situatën.

"Masën që e ndërmerr Kosova është njëanshëm e orientuar ndaj Maqedonisë. Gjatë ditës po përpiqemi përmes bisedave t'i normalizojmë gjërat, e nëse nuk arrijmë, të mundshme janë të gjitha obsionet", tha sot kryeministri Nikolla Gruevski.

Gruevski ka nënvizuar se masa e ndërmarrë për import të kushtëzuar të miellit nuk është vetëm për një shtet, por për të gjitha vendeve të CEFTA-së dhe është në pajtueshmëri të çdo rregulli për stabilizimin e tregut.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Aleksander Gjorgjiev ka konfirmuar se po bisedohet për gjetjen e një zgjidhje dhe se kufizimi i importit të prodhimeve nuk është mirë për të dy kompanitë e vendeve.

"Ajo masë nuk është e mirë duke shikuar nga aspekti i funksionalitetit dhe interesit të të dy ekonomive sepse me atë edhe ekonomia e Republikës së Kosovës do të pësojë pasoja të caktuara negative, para se gjithash qytetarët e Kosovës. Nuk është e mirë as nga ndonjë aspekt tjetër i marrëdhënieve fqinje", deklaroi Gjorgjiev.

Kosova para dy ditëve vendosi masë për ndalesë të importit për prodhimet e Maqedonisë - ushqim, duhan dhe verë dhe alkool, me arsye se kjo është për shkak rë importit të kushtëzuar të miellit nga ana e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori