Gruevski planifikon rikthimin në pushtet, ky shtet i BE-së e mbështet
Pëlqej
Në emisionin e djeshëm “Uredniçki brifing” gazetari i portalit NovaTV, Borjan Jovanovski, ka folur rreth gjendjes mediatike në vend dhe lirinë e gazetarëve.

Ai njoftoi se ka kryer një hulumtim në të cilin ka arritur në konstatime se ish-kryeministri Nikolla Gruevski përmes kompanive hungareze ka blerë disa portale në vend, përmes të cilave tenton të rikthehet në pushtet dhe të krijojë ndikim në opinion.

Jovanovski ka zbuluar se në portalet “Kurir”, “Republika”, “Netpres”, “Lider” dhe “TV Alfa” është shfaqur një reklamë e firmës “Ripostart”, e cila rezulton të jetë hungareze dhe e afërt me hungarezin Viktor Orban, i cili njihet për afërsinë me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Jovanovski gjatë hulumtimeve ka konstatuar se Nikolla Gruevski përmes “blerjes” së një pjese të madhe të portaleve tenton të rikthejë pushtetin mediatik në vend.


Shtuar më 12/05/2018, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori