Gruevski për qeverinë Zaev: Ishin 100 ditët e dështimit!
Pëlqej
Ish kryeministri Nikolla Gruevski e quan një makth qeverisjen 100 ditore të LSDM-së dhe partive të tjera në pushtet.

Sipas tij, nuk është realizuar asnjë projekt I rëndësishëm kurse dëmin më të madh po e pëson ekonomia. Gruevski po ashtu theksoi se nuk janë realizuar pritjet e tij për integrimin e vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në.

Kaluan pothuajse 100 ditë me gënjeshtra, paaftësi, kaos dhe përçmim. Njëqind ditë partizim, debakël me kuadrot, punë të paligjshme dhe shembje të institucioneve… Njëqind ditë me ndërprerje dhe bllokim projektesh, fundosje ekonomike, huamarrje, papunësi dhe gjëra të tjera të rëndësishme dhe të pamenduara… Këtë e duroi Maqedonia dhe qytetarët e saj në 100 ditët e kaluara. Kjo është ajo që Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, plot me gjysmë të vërteta dhe fraza boshe, me vetëdije e heshti. Kjo është përmbledhje e mënyrës së si qeveris LSDM-ja.

Fermerë të pakënaqur, pensionistë të zhgënjyer, rini e mashtruar, ndjenja kombëtare dhe dinjitet kombëtar të tradhtuara, shoqata të biznesmenëve dhe sindikata të vendosura në margjina, punëtor të harruar dhe asnjë, përsëris, asnjë projekt përmbajtjesor, serioz dhe thelbësor i cili do të japë shpresë të cilido se të paktën ndonjë gjë do të jetë mirë me këtë qeveri të re. Qytetarët tanë meritojnë më mirë. Qytetarët tanë duan më mirë dhe mundet shumë më mirë se kaq. Ky makth mund të përfundojë më 15 tetor. Gjithë kjo që i kanë bërë shtetin mund të ndërpritet më 15 tetor- deklaroi Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori