Gruevski: Papunësia, sfidë e madhe e Maqedonisë
Pëlqej
hapjen e samitit të dytë mbi investimet që po zhvillohet në Ohër, Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, tha se sfida më e madhe me të cilën po përballet Maqedonia është papunësia e cila ende është në nivel të lartë.

“Papunësia vazhdon të jetë sfida më e madhe, edhe pse në këto kushte të vështira ne arritëm që ta zvogëlojmë dukshëm. Papunësia në vitin 2006 ishte rreth 36 përqind, ne e zvogëluam në 28”,-ka thënë Gruevski, transmeton "Portalb".

Ai shtoi se papunësia do të mbetet në fokusin e Qeverisë duke krijuar masa dhe politika për hapjen e vendeve të reja të punës. Gruevski gjithashtu tha se Maqedonia për momentin ka një politikë stabile makroekonomike.

Në Samitin e Ohrit "Maqedonia 2025" marrin pjesë mbi 350 pjesëmarrës të cilët do të debatojnë për mundësitë për bashkëpunim më të madh ekonomik./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori