Gruevski: Opozita po pengon projektet e qeverisë
Nikolla Gruevski
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski paralajmëroi se Qeveria edhe gjatë këtij viti do të mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave të nevojshme për afrimin e vendit drejt BE-së.

Gruevski tha se këtë vit do të miratohen rreth 450 akte nënligjore, rreth 200 prej të cilave janë në ministrinë e bujqësisë dhe rreth 60 ligje të reja që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian. Gruevski akuzoi opozitën për obstruksione, konkrerisht kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, i cili sipas kryeministrit po pengon realizimin e projekteve qeveritare.

Gruevski tha se Jakimovskin me muaj të tërë po pengon ndërtimin e banesave për ushtarët profesionistë.
Shtuar më 10/01/2011, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori