Gruevski nuk pranon qeveri me LSDM-në
Pëlqej
Kryeministri Nikola Gruevski ka shjeguar se as tani dhe asnjëherë nuk do të pranojë që të ketë një qeveri me LSDM-në e Zaevit.

reagimin e saj, VMRO-DPMNE-ja thotë se LSDM-ja ka 200 mijë vota më pak se ajo vetë dhe ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se "zgjedhjet janë vjedhur".

“Në këto zgjedhje shkuam me një ligj më të mirë sesa ai i vitit 2006, kur VMRO-DPMNE fitoi edhe pse ishte opozitë. Atëherë, as ligji i zgjedhjeve, as raporti i partisë me pushtetin, as mediat nuk ishin në favor të opozitës. Përkundrazi, e gjitha ishte si mos më keq. Por atëherë VMRO-DPMNE nuk kërkoi qeveri teknike para se të mbahen zgjedhjet. Kërkoi mbështetjen e qytetarëve, me program real dhe ofertë të mirë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori