Gruevski nuk në plan të heqë dorë nga udhëheqja e VMRO-së
Ish kryeministri, Nikolla Gruevski duke komentuar kërkesën për hetim të deputetëve të partisë së tij për ngjarjet e 27 prillit, e cilësoi atë si tërheqje të vëmendjes nga premtimet e qeverisë së re.

Sipas tij, e vetmja gjë që do të bëjë kjo qeveri në gjashtë muajt e parë do të jenë akuzat ndaj VMRO-DPMNE-së me qëllim që të fshehin dështimet e tyre.

Gruevski në një intervistë për Tv Alfa tha se nuk e ka në plan që të tërhiqet nga partia por do ta kthejë atë në qeveri.

Sa i takon premtimit të Zaevit për rizgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorit publik Marko Zvërlevski, Gruevski tha se për këtë duhen 2/3 e votave të cilat nuk do t’i marrin asnjëherë. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2017, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori