Qeveria e vendit për momentin nuk do të komentojë propozimin e ri të ndërmjetësit Metju Nimiç lidhur me kontestin e emrit me Athinën zyrtare.
"Dje morëm ide të reja nga Nimiç, por nuk do të komentojmë që të mos rrënohet procesi që e udhëheq ndërmjetësi Nimiç", është përgjigjur kryeministri
Nikolla Gruevski pyetjeve të gazetarëve.
Para kësaj deklarate të kryeministrit edhe
ministri i jashtëm
Nikolla Poposki konfirmoi se Nimiç në këtë fazë ka dhënë disa ide, por në këtë moment dhe në interes të procesit, nuk do të japë kurrfarë komenti se çfarë përmban ajo. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2013,
ora 15:30