I vihet tritoli një banese në Durrës
Gruevski : Nuk jam organizator i dhunës
Vetëm pak minuta nga përfundimi i konferencës për shtyp të prokurorisë, nga Hungaria, nëpërmjet rrjetit social Facebook, u paraqit azilanti Nikolla Gruevski, shkruan Albeu.com

Ai pohon se nuk janë të vërteta pretendimet se ka qenë organizator i dhunës. Ai po ashtu kërkoi që prokurorët publikisht t’i paraqesin provat kundër tij, edhe nëse është kërcënim për dëshmitarët e mbrojtur jo relevant.

“Tani, mos blini kohë, mos dilni nga flluskat e llojit “hetimi është në zhvillim e sipër “, ose “nga hetimi do të dalë …”, ose “hetimi është sekret … ” dhe flluska të ngjashme bosh. Ky nuk është rast i zakonshëm, por rast që e ndjek i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar dhe nuk mundet që provat e supozuara të jenë vetëm në sirtarët tuaj. Kur e dini pas pothuajse dy vjetësh për një ngjarje që pa ndërprerë flitet në opinion dhe për të cilën një pjesë të të dyshuarve i morët në pyetje, që do të thotë se ata e dinin se ishin të përfshirë në parahetim, të paraburgosni në mënyrë që të mos ndikonin tek dëshmitarët ose të mos iknin, sikur deri më tani për dy vite të plota të mos kenë mundur ta bëjnë këtë, atëherë është dashur publikisht t’i tregoni dëshmitë.” – ka theksuar Nikola Gruevski, i dyshuar për “27 prillin. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori