Gruevski nuk figuron në listën e të ftuarve në Kongresin e PPE-së në Maltë
Emri i Nikolla Gruevskit nuk konfiguron në listën zyrtare e të ftuarve të rëndësishme në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane që do të mbahet në Maltë.

Nga VMRO-ja thonë se lideri i tyre po qëndron në një vizitë zyrtare në Maltë, ku bashkë me një delegacion partiak do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane.

Por ky kongres do të mbahet më 29 dhe 30 mars, ndërsa në listën e të ftuarëve si mysafirë nga ana e organizatorëve të kongresit figuron kryeministri aktual i vendit Emil Dimitriev.

Ky Kongresi si temë kryesore do të ketë ruajtjen e ardhmërisë evropiane me fokus të veçantë sigurinë dhe politikën e jashtme, ku do të marrin pjesë mbi 2000 mysafirë nga 40 vende të ndryshme.

Kjo do të thotë se Gruevski do të qëndrojë dy ditë në Maltë së bashku me delegacionin partiak që sigurisht do të udhëhiqet nga Emil Dimitrievi. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori