Gruevski: Nëse LSDM do të pranojë Platformën shqiptare, ne shkojmë në opozitë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni duke folur edhe për platformën e partive politike shqiptare dhe për rolin e LSDM-së.

“Ato janë kërkesa që nuk i ndihmojnë as shqiptarëve e as maqedonasve. Janë kërkesa që do të na hidhërojnë njëri me tjetrin. Ne dëshirojmë t’ju ndihmojmë të gjithëve, të kenë jetë më të mirë me punësime, dhe jo kërkesa të tilla jo logjike. Si të kuptohen qytetarët kur jemi 65 me 25? Si të kuptohen mjek me mjek, polic me polic. Ne jemi njerëz që e mbajmë fjalën dhe gjëra jologjike nuk do të pranojmë. Përndryshe nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve”, ka thënë Gruevski në intervistën për TV NOVA. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori