E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Gruevski ngre dolli për investimet, Maqedonia e fundit në rajon
Të dhënat e fundit të Bankës së Popullore, tregojnë se në tetëmujorin e parë të këtij viti në vend kanë hyrë 176 milion euro investime të huaja. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar investimet e huaja shënojnë rënie prej 11 milion eurosh.

Maqedonia rradhitet si shteti i fundit në rajon sa i përket investimevehuaja në vend.

Profesori Zoran Ivanovski, thotë për Rel se ndryshimet e shpeshta të ligjeve dhe kushteve të punës sjellin edhe pasiguri tek investitorët dhe i largon ata.

"Nëse merret shembulli i fundit i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe ndryshimet për çdo minutë në këtë proces përcjellë sinjale që ndikojnë negativisht në thithjen e investimevehuaja", ka thënë Ivanovski.

Ndërsa sipas profesor Sasho Arsov, Maqedonia ka kapacitete që të thithë deri në 400 milion euro investime të huaja./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2014, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori