Gruevski: Nga KE-ja presim raport korrekt
Pëlqej
Nikolla Gruevski
Kryeministri Nikolla Gruevski pret që raporti i Komisionit Evropian për zhvillimin e Maqedonisë në vitin 2010 realisht ta reflektojë punën e bërë dhe të konfirmohet rekomandimi i vjetshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

"Pres raporti i nesërm të japë vlerësim, i cili do t'i reflektojë të gjitha angazhimet tona dhe energjitë të cilat janë bërë në periudhën e kaluar dhe në njëfarë mënyre të jetë tregues real për atë të cilën e kemi bërë dhe valorizim i punës sonë të deritanishme. Pres të konfirmohet dhe të vazhdojë rekomadimi nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë", deklaroi sot Gruevski pas vizitës në fabrikën "Rade Konçar" në Shkup.

Kjo, tha kryeministri, do të thotë se edhe më tej Komisioni Evropian do të vlerësojë se shteti politikisht, ekonomikisht dhe në aspekt kulturor ka ardhur në nivel që të mund t'i fillojë negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm në BE. Sipas tij, është reale kur ka raport nga Komisioni Evropian të konstatohet zhvillimi dhe disa vërejtje nëse ekzistojnë.

"Është reale kur ka raport nga KE-ja të konstatohen edhe zhvillimet dhe disa vërejtje nëse ekzistojnë. Ne nga këto vërejtje do të marrim mësim dhe do të bëjmë plan veprues për përmirësimin e tyre dhe në njëfarë mënyre ato do të jenë udhërrëfyes i yni për vitin e ardhshëm në cilin drejtim të fokusohemi për përmirësimin e disa segmenteve të caktuara nga sektorët e ndryshëm. Është e rëndësishme se cili do të jetë vlerësimi i përgjithshëm gjegjësisht nëse ai do të jetë në dritë pozitive apo negative dhe nëse do të konfirmohet mendimi i dhënë vitin e kaluar për fillimin e negociatave të RM-së", tha Gruevski.
Shtuar më 08/11/2010, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori