Me Bruno Fernandes në skuadër, Man.United i gatshëm ta shesë Pogban me çmim më të ulët

Manchester United është i gatshëm të ulin çmimin e tyre për të shitur Paul Pogban në verë pas transferimit të Bruno Fernandes.

Mesfushori francez nuk ka arritur asnjëherë të përformojë në mënyrën që është pritur, kur Manchester United pagoi 106 milionë euro për transferimin e tij nga Juventus në vitin 2016.

The Sun raporton se ‘Djajtë e Kuq’, që deri më tani kanë mbajtur një çmim të lartë për vlerën e Pogbas, mund ta ulin atë, duke e bërë më të lehtë largimin e tij.

Skuadra e Solskjaer finalizoi transferimin e Bruno Fernandes nga Sporting i Portugalisë gjatë janarit.

25 vjeçari rezultoi si zëvendësim i drejtpërdrejtë i Pogbas dhe pati paraqitje të mira para bllokimit të sezonit nga pandemia.

Për Pogban, thuhet se karrierën mund ta vazhdojë në Serie A te Juventus apo në Spanjë, te Real Madrid.


Shtuar 6.05.2020 14:24