Inter vetëm 2 gola larg rekordit

Me 4 golat e shënuar dje në mbrëmje ndaj Cagliarit, Inter kapi shifrat e 98 golave të shënuar në vitin kalendarik.

Rekordi i të gjithë kohërave nga Inter është vendosur në vitin 1950 ku në një vit kalendarik ka shënuar 99 gola.

Tashmë duket se thyerja e këtij rekordi është shumë afër. Dy ndeshjet e radhës ndaj Salernitana dhe Torino, zikaltërit duken shumë pranë arritjes dhe kalimit të 100 golave në një sezon kalendarik./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2021 11:33