Gruevski në Indi, viziton varrin e Nënë Terezës
Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski i cili ndodhet në Indi, ka vizituar varrin e humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu. Delegacioni maqedonas u përkul para varrit të humanistes shqiptare, e cila ka fituar çmimin Nobël për paqe. Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Sipas të dhënave të vitit 1980, Nënë Tereza ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh, dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori