Gruevski në forumin e biznesit në Indi: Investoni në Maqedoni
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ndodhet në një vizitë zyrtare në Indi për të marrë pjesë në forumin e biznesit për të prezantuar mundësitë për investime në vend. Në vizitën e tij, kryeministri Gruevski kryeson delegacionin qeveritar, ku merr pjesë edhe ministri përgjegjës për tërheqjen e investimeve të huaja në Maqedoni, Xheri Naumof.

Kreu i qeverisë maqedonase, një ditë më parë mbajti një fjalim në hapjen e samitit global “Vibrant Guxherat”, i cili do të mbahet deri të martën në Ahmadabad, Republika e Indisë. Në fjalën e tij, Gruevski u shpreh se gjatë viteve të fundit në Maqedoni theksi është vënë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve.

Gjatë zhvillimit të punimeve të samitit global në Ahmadabad, kryeministri maqedonas u takua me homologun indian, ndërsa ftoi sipërmarrjet indiane që të investojnë në zonat teknologjiko-industriale në Maqedoni.

Samiti global “Vibrant Guxherat” filloi në vitin 2013, duke patur në fokus investimet, por më pas ka trajtuar edhe çështje të tjera të natyrës ekonomike, si dhe lidhur me mundësitë për bashkëpunim ekonomik, tregtar e industrial./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori