Kryeministri Nikolla
Gruevski sot në Baku u takua me presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev, në të cilën i përshëndeti raportet e mira miqësore mes dy vendeve të çdo niveli dhe kanë shprehur gatishmëri për intensifikimin e tyre shtesë.
Pres-shërbimi i Qeverisë së RM-së informoi se nga
kryeministri Gruevski, në mënyrë të veçantë është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit ekonomik për shkak të faktit që
Azerbajxhani është një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në
rajonin kaspik, rritja e së cilës lëvizje prej rreth 20 për qind dhe vazhdon madje edhe në periudhën e krizës botërore dhe momentalisht është rreth 7 për qind. Bashkëbiseduesit kanë biseduar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, sidomos në sferën energjetike, e cila është me rëndësi të jashtëzakonshme për Aherbajxhanin dhe faktor i rëndësishëm në
rajonin kaspik.
Në lidhje me këtë,
Gruevski është informuar për projektet e mëdha me rëndësi globale që i zhvillon
Azerbajxhani, siç janë TAB dhe NABUKO.
Kryeministri Gruevski ka theksuar se në Maqedoni janë të mirëseardhur investitorët azerbajxhanas që janë të interesuar për rritjen dhe zgjerimin e mundësive investuese./albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013,
ora 15:09