Gruevski në gatishmëri, ja edhe fotoja e parë e paramilitarëve
Mediat maqedonase kanë raportuar se sonte pritet që BDI dhe LSDM të mbledhin parlamentin me iniciativën e tyre sot dhe të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.

Më pas, seanca do të vazhdojë me zgjedhjen dhe votimin e kryeministrit.

Duke u nisur nga këto lajme, funksionarë të lartë të VMRO-DPME-së raportohet t’i kenë dhënë dritën jeshile njësiteve specialeTigrat” dhe “Ujqërit” për të qëndruar në gatishmëri në rast të ndonjë “puçi” të mundshëm nga BDI dhe LSDM.

Njësia maqedonase për detyra specialeTigrat” ka qenë pjesë e ushtrisë së Maqedonisë gjatë konfliktit të vitit 2001 kur shkatërrimi i RSFJ-së dhe mëvetësimi i Republikës të Maqedonisë shkaktoi ndryshime të thella politike, shoqërore dhe ekonomike në vend.

Portali maqedonas “Plusinfo” ka arritur të sigurojë fotografinë e parë katër paramilitarëve maqedonas të veshur me uniforma të zeza dhe bereta, në të cilat ka edhe emblema me mbishkrimin “patriotë”.

“Nga burime të sigurisë marrim vesh se me urdhër të veçantë të tre funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së është dhënë dritë jeshile që njësitet specialeTigrat” dhe “Ujqërit” të veshin uniformat policore dhe të fillojnë me veprime operative”, shkruan portali.

Në të majtë të fotografisë është drejtor i gjimnazit të Prilepit, Kiril Nikolovski, i cili ditët e fundit i ka detyruar gjimnazistët të dalin në protesta për të mbrojtur regjimin. /albeu.com/


Shtuar më 16/03/2017, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori