Gruevski me detyrë të re në kuvendin e Maqedonisë
Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski tani ka detyrë të re të cilën do ta ushtroje në kuvendin e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për emërim në komisionet parlamentare ku çdo deputet emërohet në disa komisione. Emërimet në këto komisione bëhen sipas kërkesës së deputetëve dhe sipas profesionit të deputetëve.

Në faqen e internetit të Kuvendit në Komisionin për çështje kushtetutare figuron emri i ish-kryeministrit Gruevski.

Gruevski do të jetë vetëm anëtar i këtij komisioni ndërsa vendi kryetarit do të duhet të zgjidhet në komisionin për zgjedhje dhe emërime.

Gruevski është pjesë e grupit të parë parlamentar të VMRO-DPMNE-së, i cili udhëhiqet nga Ilija Dimovski.

Përveç këtij grupi kjo parti ka edhe nëntë grupe tjera. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori