Breshëri plumbash në mes të Shkodrës, dalin para gjykatës katër të rinjtë

Do të dalin sot para gjykatës katër të rinjtë e arrestuar për përhapje zjarri në pedonalen e Shkodrës.

Të rinjtë janë Liridon Lushi, 27 vjeç, Arxhend Rexha, 31 vjeç, Ension Buraku, 28 vjeç, dhe Riad Xheladini, 22 vjeç.

Këta persona qëlluan me breshëri plumbash, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj një “BMË-je” të drejtuar nga shtetasi Mirsad Meta, që ishte dhe shënjestër e atentatit, por që ky i fundit shpëtoi mrekullisht, ndërsa plumbat plagosën rëndë një 35-vjeçare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit, ndërsa sipas policisë, Mirsad Meta iu është kundërpërgjigjur me plumba personave të arrestuar, por që fatmirësisht nuk pati viktima. Shkak i përplasjes me armë dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës.

Katër të arrestuarit akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Shtuar 9.02.2020 08:31