Gruevski: LSDM dhe BDI dëshirojnë të defaktorizojnë popullin maqedonas
“LSDM dhe BDI dëshirojnë të bëjnë defaktorizim të popullit maqedonas.
Ajo që ndodh tani tregon se LSDM është e vendosur që ta ridefinojë Maqedoninë, por duhet të theksoj se VMRO-DMPNE do të qëndrojë fuqishëm si mbrojtëse e interesave shtetërore dhe kombëtare”, deklaroi sot kryetari i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, duke vlerësuar situatën e bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

“I tregojmë të gjithëve atyre që dëshirojnë të luajnë me interesat kombëtare dhe shtetërore, se në këtë shtet ka të tjerë që mendojnë për ato interesa dhe që janë të gatshëm të luftojnë për interesat kombëtare dhe shtetërore”, u shpreh Gruevski.

Ai gjithashtu deklaroi se çdo gjë që po ndodhin tani i ka paralajmëruar se do të ndodhin. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori