Gruevski largohet nga pallati i VMRO-së, kabinetin i’a dorëzoi liderit të ri
Ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot i dorëzoi kabinetin liderit të partisë Hristijan Mickoski.
Gruevski i dëshiroi sukses liderit të ri në drejtimin e partisë, ndërkaq Mickoski është shprehur se maksimalisht do të përkushtohet në përmushjen e pritjeve dhe krjimin e një oferte të re të VMRO-DPMNE-së, përcjell Albeu.com.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, ia ka uruar zgjedhjen e Mickoskit dhe i ka dëshiruar sukses në kryerjen e kryetarit të funksionit të VMRO-DPMNE-së, përcjell MIA.

Presidenti Ivanov ka shfaqur pritje se VMRO-DPMNE si parti më e madhe opozitare, në mënyrë aktive do të japë kontribut në proceset për realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, si dhe për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori