Gruevski kthehet në VMRO, Todorov kryeministër?
Sinjale të mira nga partitë politike të përfshira në marrëveshje. Me shumë gjasa, deri të dielën 4 partitë do të bien dakord për ministrin e brendshëm, ligjin për funksionimin e qeverisë dhe atë të përgjimeve.

Pas emrimit të ministrit të policisë, vendi i kryeministrit i ngelet VMRO-DPMNE-së, por jo për Nikolla Gruevskin i cili në janar do të jap dorëheqjen. Vendin e flitet se do e marrë Nikolla Todorov, por nuk përjashtohen as personazhe të tjerë nga VMMRO-DPMNE.

Nikolla Gruevski do të kthehet në parti dhe do ta përgatis atë për zgjedhjet e ardhshme të 26 prillit.

SHBA kanë kërcënuar se nëse nuk arrihet marrëveshja vendi do të izolohet nga bashkësia ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2015, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori