Vrasës gjakftohtë, kush janë tre të piketuarit e OFL-së në Dibër

OFL ka zbarkuar sot në Dibër, për t’i kërkuar llogari për pasurinë tre të dënuarve për vrasje dhe tentativë vrasje.

Burime bëjnë të ditur se persona e dënuar janë Bektash Uka, Kreshnik Bushi dhe Huzri Torba.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bektash Uka banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

Kreshnik Bushi banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë;

Huzri Torba banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.


Shtuar 1.10.2020 11:56