Gruevski keqardhje për vrasjen në Gostivar
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot shprehu keqardhje për rastin me vrasjen e dyfishtë në Gostivar dhe shprehu ngushëllim deri te familjet e të vrarëve. Me këtë rast ai theksoi se pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në vend duhet të investojnë në respekt të ndërsjellë.

"Rasti në Gostivar është ngjarje tragjike për tre familje, por edhe në përgjithësi për mbarë shtetin. Të gjithë ne ishim të tendosur nga ajo që ndodhi. Më vjen keq për gjithë këtë që ka ndodhur dhe shpreh ngushëllim deri te familjat e të vrarëve", tha kryeministri Gruevski, i cili ishte i pranishëm në dorëzimin e pensioneve nacionale të dyzet artistëve të Maqedonisë, raporton Zhurnal.

Jeta e njeriut, shtoi ai ka çmim të lartë dhe kjo duhet të respektohet, ndërsa të gjithë ne duhet të investojmë në respektin e ndërsjellë edhe si njerëz, ndrësa gjithashtu edhe si komunitete të ndryshme etnike dhe fetare.
Shtuar më 03/03/2012, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori